Ballina Lajme nacionale Vazhdon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, Serbia paralajmëron këto tërheqje të njohjeve

Vazhdon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, Serbia paralajmëron këto tërheqje të njohjeve

27
SHPËRNDAJE

Serbia po vazhdon edhe më tej lobimin kundër pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se qëllimi i Beogradit është që ta zvogëlojë numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka theksuar se janë të interesuar që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, të jetë nën 97, dhe shtoi se Somalia është në rrugën e duhur për të rishqyrtuar vendimin e saj.

“Ne synojmë që numri të bie nën 97, të jetë më pas se gjysma e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit”, ka deklaruar Daçiq për TV Pink.

Sipas tij, kjo po bëhet në mënyrë që kur bëhet fjalë për votime në Këshillin e Sigurimit, Kosova të mos e ketë mundësinë për të kaluar.

Ministri serb po pretendon se Nigeria, Uganda dhe Mali nuk e kanë njohur asnjëherë pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, ai shtoi se deri më tani 14 vende e kanë tërhequr njohjen.

Nga ana tjetër, MPJ e Kosovës i ka mohuar vazhdimisht deklaratat e Daçiqit.

-----