Ballina Lajme nacionale Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, ja sa orë po zgjasin

Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, ja sa orë po zgjasin

10
SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë edhe më tej pritjet për bashkatdhetarët.

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare Merdare, pikë kjo e cila lidhë Kosovën me Serbinë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 19:07 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare, kolonat në Merdare janë mbi dy mijë metra.

Dalja dhe hyrja në Kosovë përmes pikës kufitare, Merdare mund të zgjasë më shumë së tri orë.

Kolona deri në 300 metra janë krijuar edhe në dy vendkalimet tjera kufitare me Serbinë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, për të dalë dhe hyrë në Kosovë përmes këtyre dy pikave duhet pritur më shumë se një orë.

Gjithashtu, kolona deri në 150 metra janë krijuar edhe në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, Hani i Elezit.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare, bën të ditur se pikat tjera kufitare të Kosovës janë të lira.