Ballina Sport Vazhdojnë polemikat, ish-mbrojtësi i Juventus: Rrahmani bërtiti sikur mori një grusht nga...

Vazhdojnë polemikat, ish-mbrojtësi i Juventus: Rrahmani bërtiti sikur mori një grusht nga Tajson

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Napoli mposhti Juventusin në këtë javë të Serisë A, teksa vendimtare në këtë 90-minutësh rezultoi një penallti me polemika e shndërruar në gol nga Lorenco Insinje.

Saka, mes polemikave ishte Amir Rrahmani, pasi ishte pikërisht mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ai që fitoi 11-metërshin pas një goditje nga ana e Kielinit.

Te bardhezinjtë këmbëngulin se Rrahmani simuloi në momentin e duelit me kapitenin e Zonjës së Vjetër dhe së fundmi, ish-lojtari i Juventus, Moreno Torriçeli thekson se shqiptari bërtiti sikur mori një goditje nga boksieri i famshëm, Majk Tajson.

“Juventusi reagoi pas golit të Insinjes dhe pas pushimit kishte shumë raste. Shkoi në disavantazh me një penallti të dyshimtë. Jam dakord me Pirlon kur thotë se nëse ajo penallti do i akordohej Juventusit, atëherë do të ishte fundi i botës.

Më shumë se episodi, kontestoj rregullat. Kielini bën një lëvizje me krahë për të kërkuar kundërshtarin dhe ishte pa fat që e preku në fytyrë, por Rrahmani bërtet sikur mori një goditje nga Tajson. Një reagim pak i tepruar”, u shpreh Torriçeli.

---- ----
----
----- ----
-----