Ballina Lajme nacionale Vazhdojnë përplasjet në LDK, ndërhyn Policia

Vazhdojnë përplasjet në LDK, ndërhyn Policia

20
SHPËRNDAJE

Problemet në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se s’e kanë nijet të ndalen.

Me përplasje janë shoqëruar edhe zgjedhjet në degën e lagjes “Mati 1”, në kryeqytetin e Kosovës.

Madje, e nevojshme ka qenë edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës. Siç ka mësuar Gazeta Express, zbatuesit e ligjit kanë nxjerrë jashtë disa përkrahës të deputetit Arban Abrashi.

Në këtë kuvend, sipas burimeve të Gazetës Express, ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i LDK’së, Skender Hyseni.

Bëhet e ditur se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.