Ballina Lajme nacionale Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdare, pritje deri në gjashtë orë

Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdare, pritje deri në gjashtë orë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pritje e kolona të gjata në pikat kufitare.

Situata me kolonat në kufi veç se ka nisur të përkeqësohet.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar, veç në Merdare, pritjet arrijnë deri në mbi 5 orë, shkruan lajmi.

Aty janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 700 metra.

Në Jarinje, pritjet shkojnë deri në tri orë, teksa aty ka kolona deri në 600 metra.

Pritje tre orëshe ka edhe në Mutivodë, teksa kolonat kanë arritur deri në 400 metra.

Këto kolona dhe bllokada janë shkaktuar pas fluksit të madh në kufi, me përfundimin e festave të fundvitit dhe kthimin e mërgimtarëve në vendet e Evropës, ku ata jetojnë e punojnë.

---- ----
----
-----
-----