Ballina LifeBizare Varësja e cila u jep “elektro shok” nëse hani shumë ushqim, hani...

Varësja e cila u jep “elektro shok” nëse hani shumë ushqim, hani thonjte apo rrini gjatë në internet!

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Amazon është duke shitur një varëse dore e cila të jep shok elektrik kur keni ngrënë së tepërmi ushqim, i kafshon thonjët ose kaloni shumë kohë në internet.

Kështu rrypi i varëses përdorë rrymë elektrike për t’ju bërë juve të hiqni dorë nga zakonet e këqija. Po ashtu mund të përdoret edhe për t’ju stopuar nga pirja e duhanit apo edhe kafshimi i thonjëve.

Në mënyrë për të qenë më efikas ekziston edhe një aplikacion i cili mund të përdoret nga miqtë tuaj dhe ju mundëson atyre që ti tërheqin vërejtjen përdoruesve nëse ata janë duke ngrënë më shumë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Mësohet se kjo varëse dore do të kushtojë 193 funta angleze apo 242 dollar amerikan.

Varësja e dorës e njohur me emrin Pavlok do të ketë fuqi goditëse 350 voltëshe në rast se nuk bindeni dhe keni shkelur rregullat

---- ---- ----
-----