Ballina Sport Valon Berisha dëshiron rikthimin te Lazio: Kosova e mund Maqedoninë e Veriut

Valon Berisha dëshiron rikthimin te Lazio: Kosova e mund Maqedoninë e Veriut

25
SHPËRNDAJE

Aventura te Lazio nuk shkoi në mënyrën më të mirë pasi dëmtimet e shpeshta e penalizuan, megjithatë. Valon Berisha nuk i ka humbur shpresat për t’u rikthyer sërish dhe për të lenë shenjë te Lazio.

Në një intervistë në “Supersport”, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, foli për shumë tema që prekin karrierën e tij. Aktualisht ai luan si i huazuar në Bundesligën gjermane me Fortuna Dusseldorf ku ka fituar menjëherë vendin e titullarit, por gjasat janë që në verë ai do, të rikthehet te bardhekaltrit.

“ Ka qenë një muaj i vështirë, por tani kemi disa ditë që kemi nisur stërvitjen në grupe të ndara. Nga e hëna thonë që mund të stërvitemi në grup, por në fillim do të bëjmë testet, pasi duhet miratimi i qeverisë. Kam ardhur këtu për të marrë formën time dhe me trajnerin kam një raport të mirë, pasi njihemi shumë vite më parë. Nuk kam qenë në formë të mirë fizike te Lacio dhe ishte një vit i vështirë. Tani ka kaluar dhe jam mirë fizikisht për të luajtur.”, tha Berisha duek shtuar “Lëndimet bënë një pjesë të madhe që mos të luaja shumë te Lacio. Kam pasur disa dëmtime e duhet të kesh edhe pak fat. Kam kontratë me Lacion edhe për 3 sezone dhe të shikoj çfarë do të vendos për të ardhmen.”

Ai më aps u ndal te ndehsja me Maqedoninë e Veriut, që Kosova do të luajë, ku beson se “dardanët” do të kualifikohen në finalen e Ligës së Komeve.

“ Mendoj se kemi mundësi të fitojmë. Ata kanë më shumë eksperiencë, por ne jemi gati gjithmonë për fitore. Do të jetë një ndeshje e fortë normalisht, por ne jemi gati gjithmonë për Kosovën.”

-----