Ballina Sport Valencia, leksion futbollit Messit dhe të gjithë ekipit të Barcelonës, ja çfarë...

Valencia, leksion futbollit Messit dhe të gjithë ekipit të Barcelonës, ja çfarë ndodhi në 90 minuta

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Quique Setien u emërua në krye të Barcelonës për shkak të filozofisë së tij sulmuese, por mori një leksion të vërtetë futbolli nga Valencia, që i shkaktoi humbjen e parë në drejtim të “blaugranave”.

Kjo superpërballje e zhvilluar në “Mestalla” u mbyll me fitoren e merituar 2-0 të vendasve, që në fakt shënuan edhe një gol tjetër, të anuluar nga VAR-i, si dhe humbën një 11-metërsh në pjesën e parë, të dhëna këto që tregojnë dominimin e Valencias, e cila rikthehet të fitojë pas 13 vjetësh në La Liga ndaj Barcelonës në “Mestalla”.

Që Barcelona ishte në një ditë të keqe, kjo u kuptua që kur nisi takimi, teksa në minutën e 10-të u akordua një 11-metërsh për vendësit, por që nuk u shndërrua në gol nga Gomez. Në të 29-ën Gameiro tronditi traversën, ndërsa pak çaste më vonë Ter Stegen i mohoi golin Francis Qoquelin.

I pafat Jordi Alba në minutën e 48-të, pasi devijimi i tij në momentin e goditjes së Gomezit nxori jashtë loje Ter Stegenin, me topin që përfundoi në rrjetë.

Tentativa e Messit nga goditja e lirë (74’) u devijua nga portieri, ndërsa 3 minuta më vonë Maximiliano Gomez  përmbylli me gol një tjetër aksion të shpejtë të Valencias, duke i dhënë goditjen përfundimtare Barcelonës.

“Blaugranat” jo vetëm që nuk ia dolën të ktheheshin në lojë, por pësuan të tretin, që për fatin e tyre të mirë u anulua nga Gil Manzano, për ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Busquets, para se të niste ekzekutimi i këndores. Pak rëndësi pati ky episod, pas Barcelona nuk gjeti forca për të reaguar në minutat e mbetura.

---- ----
----
-----
-----