Ballina Lajme nacionale Valdete Idrizi: Atyre që i punësojnë të rinjtë do t’ju ulen taksat

Valdete Idrizi: Atyre që i punësojnë të rinjtë do t’ju ulen taksat

53
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Valdete Idrizi ka thënë se do t’u lehtësohen taksat atyre që i punësojnë të rinjtë.

Ajo deklaroi se plani i tyre është i detajuar i cili është bërë nga ekspertë të fushave.

“Në pika shumë të detajuar ekspertët e kanë bërë (planin për zhvillim ekonomik)”, deklaroi Idrizi në T7.

Ajo tutje shtoi se brenga më e madhe e partisë së saj është ikja e rinisë nga vendi dhe se si të krijohen vende të reja të puëns për ta.

“Brenga më e madhe e PDK’së është ikja e rinisë” tha ajo duke shtuar se prioritet për ta është “krijimi i shanceve të barabarta duke investuar në planin e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e turizmit”.

Idrizi gjithashtu deklaroi se do të ketë mbështetje për prodhuesit dhe bujqit madje do të ketë politika lehtësuese për ata që punësojnë të rinjtë.

“Mbështetje e prodhuesve e bujqve dhe politika lehtësuese për fuqizimin e gruas dhe të rinjve. Kush i punëson të rinjtë do t’u lehtësohen taksat, do të jenë më të ulëta” deklaroi ajo.

-----