Ballina Lajme nacionale Vala e tretë e Kovid-19 po merr hov

Vala e tretë e Kovid-19 po merr hov

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 21 mars – Numri i të sëmurëve dhe të hospitalizuarve me Kovid-19 edhe më tutje nuk po ulet. Sipas të dhënave të djeshme të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik për 24 orët e kaluara, janë regjistruar 1.299 raste me Kovid-19, 24 të vdekur dhe 413 pacientë të shëruar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bën thirrje që masat dhe protokollet shëndetësore detyrimisht të respektohen, sepse janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. “Duke e mbrojtur veten ju i mbroni edhe familjet e juaja, miqtë, të afërmit, ndërsa me këtë tregoni respekt për punën e punonjësve shëndetësorë”, porositi ministri Filipçe.

Në repartet infektive po mjekohen 1.289 pacientë me Kovid-19, prej të cilëve 543 janë në Shkup. Për 24 orë në Shkup janë hospitalizuar 84 pacientë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 118.736, numri i pacientëve të shëruar është 100.250, numri i të vdekurve është 3.448 dhe numri i rasteve aktive është 15.038 prej të cilëve 7.736 janë në Shkup. Ministri Filipçe dje deklaroi se po përballemi me një valë me të vërtetë të fuqishme, për çdo ditë ka numër të madh të rasteve të sapodiagnostikuara dhe e gjithë kjo kërkon organizim dhe shpërndarje të pacientëve të cilët paraqiten në spitalet e rajoneve dhe pacientët të cilëve iu nevojitet trajtim spitalor në institucionet publike-shëndetësore të Shkupit.

Në Shkup po vijon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë. Deri më tani janë vaksinuar 6.142 punonjës shëndetësorë. Në Ueb-faqen kovid19vakcinacija.mk është publikuar se deri më tani 111.014 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër Kovid-19. Ministri Filipçe dje deklaroi se vaksinimi masiv i popullatës do të fillojë me vaksinën e “AstraZeneka” ose me vaksinat kineze, ndërsa do të publikohet se kur me siguri do të ketë informacione se janë nisur vaksinat drejtë vendit. “Çdo ditë jemi në komunikim. Prodhuesit përballen me sfidë për t’i dërguar vaksinat e nevojshme në mbarë botën. Kemi paralajmërime dhe ato paralajmërime janë për në fund të muajit, javën e parë të prillit, por sërish, duke e pasur parasysh përvojën aktuale, përvojën e vendeve të tjera, përvojën me sistemin Kovaks, të gjitha ato të përballura me këtë sfidë, atëherë kur të informohemi sigurt se janë nisur drejt vendit tonë atëherë do ta publikojmë”, deklaroi Filipçe.

Vlerësoi se vaksinimi i punonjësve shëndetësorë po zhvillohet mirë dhe se kur të përfundojë do të kemi një përqindje mjaft të lartë të punonjësve shëndetësorë të vaksinuar, veçanërisht të atyre që punojnë me pacientë Kovid-19.

“Grupi i parë i punonjësve shëndetësorë të vaksinuar prej 4000 mjekësh janë vaksinuar tërësisht dhe ky grup po rivaksinohen me vaksinën e Fajzerit. Me vaksinën ruse edhe 700-800 mjekë nga 3000 duhet të përfundojnë. Të gjitha spitalet, ISHP, laboratorët, ISHP, mjekët amë, stomatologët…., të gjitha kategoritë e punonjësve shëndetësorë janë duke u vaksinuar me dinamikë të cilën vet ISHP e japin, gjegjësisht të gjithë që punojnë me pacientë të prekur nga Kovid. Vaksinimi është duke u zhvilluar mirë dhe kur ai të përfundojë do të kemi përqindje mjaft të lartë të punonjësve të vaksinuar shëndetësorë veçanërisht të atyre që punojnë me kovid. Do të mbrohen të gjithë që të munden si grup më kritik tani duke u përballur me këtë valë të punojnë të mbrojtur”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

The post Vala e tretë e Kovid-19 po merr hov appeared first on KOHA.

---- ----
-----