Ballina Lajme Bota/Rajoni Vaksinimi misterioz i Donald Trump dhe Melania-s

Vaksinimi misterioz i Donald Trump dhe Melania-s

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pavarësisht skepticizmit që tregonte gjithnjë për vaksinat e Covid 19, ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Melania janë vaksinuar në mënyrë të fshehtë përpara se të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë në Janar.

CNN ka bërë të ditur se informacionin për këtë vaksinim misterioz që raporton media prestigjoze amerikane e ka dhënë një këshilltar i Trump i cili mbetet anonim. Por ish kreu i Shtëpisë së Bardhë as nuk i ka mohuar apo konfirmuar këto lajme.

Gjatë tubimit të parë që mbajti pasi presidenti amerikan Joe Biden u betua si kreu i ardhshëm i SHBA-ve , Trump nga Florida u bëri thirrje mbështetësve të mos hezitojnë të vaksinohen, duke u treguar gjithashtu se nga injektimi nuk ka asnjë dhimbje.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar kur Trump u shërua nga Covid 19 theksoi se ai nuk do të merrte asnjë vaksinë Covid-19 pasi ishte trajtuar me anti-viralë shumë të fortë.

Ndërkaq edhe media të tjera amerikane shkruajnë se arsyeja pse Trump e ka mbajtur të fshehtë vaksinimin, teksa rivali i tij presidencial dhe udhëheqës të tjerë botërorë e kanë bërë publikisht, është frika nga rënia e popullaritetit.

Shumica e mbështetësve të Trumpit janë skeptikë ndaj vaksinave dhe kanë parë tek ai figurën e liderit që i mbron nga teoritë e konspiracionit.

---- ----
----
-----
-----