Ballina Shëndetësi Vaksinat kundër gripit përditësohen rregullisht: Si të përballojmë variantet e reja të...

Vaksinat kundër gripit përditësohen rregullisht: Si të përballojmë variantet e reja të Covid

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndërsa e ardhmja e pandemisë mbetet e pasigurt, ndoshta do të duhet të jetojmë me COVID-19 për ca kohë.

Bota po përballet me një sërë skenarësh të mundshëm. Në anën më pozitive, vaksinat e reja do të mbrojnë nga të gjitha variantet aktuale dhe të ardhshme. Në ekstremin tjetër, do të shohim përhapjen e varianteve të reja, kundër të cilave vaksinat ekzistuese do të kenë efekt të kufizuar.

Pavarësisht,  varianteve të reja që kërcënojnë efektivitetin e vaksinave COVID-19, përvoja me dekada e përditësimit të vaksinave të gripit mund të na ndihmojë në  përgjigjen tonë globale.

Variantet në zhvillim

Bota është ende duke mësuar se si variantet e reja  ndikojnë në efektivitetin e vaksinës.

Variant B.1.1.7 , i cili u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar në fund të 2020, është më infektiv dhe vdekjeprurës se varianti origjinal  SARS-cov-2 (virusi që shkakton COVID-19). Për fat të mirë, të dhënat paraprake tregojnë se vaksinat COVID ende janë efektive kundër tij.

Ndërkohë, një studim i botuar dje zbuloi se vaksina Oxford / AstraZeneca është joefektive kundër variantit B.1.351. Ky studim është bërë në Afrikën e Jugut, ku u shfaq ky variant dhe aktualisht është mbizotërues, raporton abcnews.al

Rezultatet e provave klinike të vaksinave Novavax dhe Johnson & Johnson treguan rreth 60% efektivitet në variantin afrikan sipas prodhuesve të vaksinave. Kjo është më e ulët se 70-90% e raportuar në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pavarësisht nga ndryshimet në sistemet shëndetësore të secilit vend dhe statusin shëndetësor të popullatave të tyre, të cilat mund të shpjegojnë disa nga ndryshimet, ky është një trend shqetësues.

Sigurisht, Johnson & Johnson raportoi 85% efektivitet kundër rasteve më të rënda pavarësisht nga vendi ose varianti. Kjo tregon se  ndërsa disa vaksina ekzistuese mund të mos parandalojnë plotësisht infeksionin dhe sëmundjen e shkaktuar nga variante të caktuara, ato përsëri mund të mbrojnë nga rastet e rënda  dhe të ulin mbingarkesën  në spitale.

Por nëse vazhdojnë të shfaqen variante të reja, vaksinat COVID mund të kenë nevojë të përditësohen rregullisht. Disa prodhues kanë njoftuar se ata tashmë janë duke punuar për të krijuar  nxitës të vaksinave për të qenë më efektiv ndaj variantit B.1.351 , i cili tani është përhapur në 48 vende .

Për të zhvilluar vaksina  që i përgjigjen më së miri varianteve të reja, duhet të kuptojmë përhapjen e varianteve nëpër botë. Kjo është një sfidë e madhe.

Për të  kuptuar se me cilin variant infektohet një person duhet të përdorimin gjenomin viral (materialin gjenetik të virusit), i cili mund të jetë i shtrenjtë dhe kërkon shumë kohë. Ndërsa qasja globale në testet diagnostike është duke u përmirësuar, pabarazitë e mëdha në qasjen në teknologjinë e sekuencave mbeten.

Këto pabarazi reflektohen në informacionin që kemi në lidhje me variantet që qarkullojnë aktualisht . Një tjetër variant shqetësimi, P.1, është i përbërë nga disa mutacione kryesore të pranishme në variantin B.1.351.

Kështu që mund të paraqesë probleme të ngjashme me efektivitetin e vaksinës, megjithëse të dhënat e provave klinike mungojnë. Varianti P.1 u identifikua për herë të parë në Tokio në udhëtarët nga Brazili në janar 2021. Sidoqoftë,  ky variant ka qarkulluar në Brazil që nga fillimi i dhjetorit 2020, raporton abcnews.al

Në të gjithë botën ka pasur vetëm rreth 700 sekuenca të përbashkëta të P.1, krahasuar me më shumë se 150,000 sekuenca të variantit B.1.1.7. Sigurisht që ka shumë më shumë se 700 raste të P.1, por kufizimet e burimeve na pengojmë të kuptojmë se si po përhapen variantet.

Ndërsa kapaciteti i sekuencës është rritur masivisht gjatë pandemisë, ai nuk mund të përcaktojë nëse një mutacion do të ndryshojë sesi bashkëvepron virusi SARS-CoV-2 me sistemin tonë imunitar. Kjo kërkon më shumë punë laboratorike.

Të kuptosh natyrën dhe përhapjen e varianteve të reja mund të bëjë që prodhuesit të përqendrohen në modifikimin e vaksinave të tyre drejt varianteve më të njohura, të cilat për momentin janë ato që gjenden në vendet më të zhvilluara.

Pra, ne kemi nevojë për informacione të vazhdueshme dhe të koordinuara rreth sekuencës dhe mostrave të virusit për të ndjekur evolucionin e virusit dhe efektivitetin e vaksinës.

Mësimet nga gripi

Ne kemi hasur  sfida të ngjashme në zhvillimin e vaksinave të gripit, të cilat përditësohen çdo vit për të siguruar që të jenë efektive kundër varianteve të reja.

Nisma Globale mbi  shpërndarjen e të gjitha të dhënave të gripi , një platformë online e krijuar në vitin 2008, është bërë mjeti kryesor i përdorur për të ndarë sekuenca të covid. Në rastin e gripit, ka një përgjigje të koordinuar globale. Sistemi Global i Mbikëqyrjes dhe Reagimit të Gripit , i themeluar në 1952, përfshin më shumë se 140 laboratorë në të gjithë 114 vende.

Këto laboratorë ndajnë informacionin mbi viruset e gripit me pesë Qendra të Bashkëpunimit të OBSH-së, duke përfshirë sekuencat gjenomike, karakterizimin antigjenik dhe të dhënat epidemiologjike.

Qendrat e bashkëpunimit të OBSH-së janë më pas përgjegjëse për kryerjen e analizave të mëtejshme mbi përbërjen e vaksinave, informojnë azhurnimet e rregullta globale mbi llojet që qarkullojnë dhe ofrojnë trajnim dhe mbështetje për laboratorët kombëtarë.

Dy herë në vit, OBSH bën rekomandime për përbërjen e vaksinave për sezonin vijues të gripit. Këto rekomandime nuk janë detyruese, por agjencitë rregullatore dhe prodhuesit kombëtarë i kanë përdorur ato vazhdimisht për të zhvilluar vaksinat e gripit për më shumë se 40 vite.

Një qasje e ngjashme mund të jetë e dobishme për COVID-19. Deri më tani, prodhuesit kanë marrë vendime në lidhje me përbërjen e vaksinave COVID-19 në konsultim me agjencitë rregullatore kombëtare.

Zhvillimi i një kornize globale për të identifikuar variantet do t’i lejojë prodhuesit të përqendrohen në aspektet teknike të zhvillimit të vaksinës. Nga ana tjetër, kjo do të lehtësojë shpërndarjen më të shpejtë të vaksinave.

Disa fakte pozitive

Pavarësisht nga këto sfida, vaksinat aktuale të COVID-19 duket se ofrojnë mbrojtje të fortë kundër rasteve mesatare deri të rënda të shkaktuara nga shumica e varianteve dhe ka të ngjarë të sigurojnë mbrojtje ndaj të tjerëve.

Gjithashtu, SARS-CoV-2 pëson mutacion më ngadalë se gripi, që do të thotë se vaksinat mund të kenë nevojë të përditësohen më rrallë.

Dhe së fundmi, do të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë të modifikosh mARN dhe vaksinat vektoriale SARS-CoV-2 sesa vaksinat tradicionale të gripit. 

Përktheu Sonila Backa-abc

---- ----
----
-----
-----