Ballina Lajme Bota/Rajoni Vaksinat Covid, Macron propozon dërgimin e 4-5% të dozave te vendet më...

Vaksinat Covid, Macron propozon dërgimin e 4-5% të dozave te vendet më të varfra

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Evropës dhe SHBA-së që të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave koronavirus në vendet në zhvillim.

Duke folur për “Financial Times”, Macron tha se dështimi për të ndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të ngurtësonte pabarazinë globale.

Pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta deri më tani.

Presidenti francez propozoi planin e tij përpara samitit virtual të G7 të liderëve botërorë që mbahet këtë të premte.

“Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, apo miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që kemi ” tha Macron.

Sipas tij kjo nuk do të ndryshojë fushatat e vaksinimit, por secili vend duhet të lërë mënjanë një numër të vogël të dozave, në mënyrë që njerëzit të shohin se po ndodh.

Macron tha se kancelarja gjermane Angela Merkel mbështeste një iniciativë evropiane për ndarjen e vaksinave, duke shtuar se ai shpresonte të fitonte gjithashtu edhe mbështetjen e SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti i SHBA Joe Biden do të njoftojë një premtim prej 4 miliardë dollarësh në financimin e një skeme globale të ndarjes së vaksinave, e njohur si Covax.

Deri më tani, të paktën 110 milion njerëz janë infektuar me virusin në të gjithë botën dhe më shumë se 2.4 milion kanë vdekur, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

---- ---- ----
-----