Ballina Lajme Bota/Rajoni Vaksinat, Austria dhe Danimarka “shkëputen” nga BE

Vaksinat, Austria dhe Danimarka “shkëputen” nga BE

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Austria dhe Danimarka do të ndryshojnë kursin në lidhje me vaksinat anti-Covid. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, para udhëtimit të tij në Izrael, njoftoi se vendi i tij do të prodhojë vaksina në bashkëpunim me Izraelin.

Nuk do të mbështetemi më te BE-ja në të ardhmen dhe, së bashku me Izraelin, do të prodhojmë doza të vaksinave të gjeneratës së dytë për mutacione të mëtejshme të koronavirusit dhe të punojmë së bashku për të kërkuar mundësi trajtimi në vitet e ardhshme“, citohet Kurz nga agjencia APA.

Sipas kancelarit austriak, i cili të enjten do të jetë në Izrael, “vetëm Austria vlerësohet të ketë nevojë për rreth 30 milionë doza të vaksinës”.

Përpara udhëtimit të tij në Izrael, Kurz do të takohet sot me përfaqësues të kompanive të mëdha farmaceutike austriake. Në deklaratë, kancelari pohon se qasja përmes BE “ka qenë thelbësisht e saktë, por EMA (Agjencia Evropiane e Barnave) është shumë e ngadaltë me aprovimet e vaksinave dhe ka vonesa në dërgesat nga kompanitë farmaceutike”. “Ne duhet – vazhdon Kurz – të përgatitemi për mutacione të mëtejshme dhe të mos mbështetemi më vetëm te BE për të prodhuar vaksina të gjeneratës së dytë“.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha dje, sipas Reuters, se do të bisedojë me Kurz dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen rreth “një bashkëpunimi mbi prodhimin e vaksinave“.

---- ----
----
-----
-----