Ballina Lajme nacionale Vaksinat anti-covid, Kurti refuzon të marrë ndihmë nga Serbia, kreu i VV:...

Vaksinat anti-covid, Kurti refuzon të marrë ndihmë nga Serbia, kreu i VV: Orientimi jonë ka qenë gjithmonë nga Perëndimi

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Vaksinat anti-covid, Kurti refuzon të marrë ndihmë nga Serbia, kreu i VV: Orientimi jonë ka qenë gjithmonë nga Perëndimi

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes  deklaroi sot se vaksinat nuk do i marrë në Kinë dhe Rusi, pasi orientimi i shtetit ka qenë gjithmonë perëndimi. Kurti tha se lidhur me këtë temë do të diskutojë me vendet që e kanë njohur si shtet dhe me BE-në, duke refuzuar të marrë mbështetjen e Serbisë.

“Ne planifikojmë ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë, me vendet që na njohën dhe në veçanti me BE-në. Jo, ne nuk do të marrim vaksina nga Serbia, e cila merr vaksinat nga Rusia dhe Kina. Si për nga vlerat ashtu edhe për nga interesat, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Lidhur me postin e tij si kryeministër, Kurti deklaroi se prioriteti  qeverisë së tij është alokimi i fondeve të përshtatshme për vaksinimin dhe një program përparësish në lidhje me grupet që do të vaksinohen të parët

“Kur unë u largova nga detyra më 3 qershor të vitit të kaluar, kishim vetëm 30 vdekje dhe numri i njerëzve të kuruar ishte tre herë e gjysmë më i lartë se rastet aktive. Që kur kam lënë detyrën, kemi pasur më shumë se 1500 vdekje”, u shpreh Kurti sot, për një media shqiptare.

 

Vaksinat anti-covid, Kurti refuzon të marrë ndihmë nga Serbia, kreu i VV: Orientimi jonë ka qenë gjithmonë nga Perëndimi
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----