Ballina Lajme nacionale Vaksinat anti-Covid-19, përplasen pushteti e opozita!

Vaksinat anti-Covid-19, përplasen pushteti e opozita!

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Shkup, 13 mars – Sërish përplasje mes pushtetit dhe opizitës për vaksinat anticovid. Kësaj radhë nga VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë për parregullsi gjatë furnizimit të vaksinave nga Kina. Dy opozitaret thonë se pas publikimit të korrespondencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë fantome nga Hong Kongu, me qëllim të furnizimit me vaksina kineze, u vërtetua skema kriminale e pushtetit.

“Ministria e Shëndetësisë në llogari të Stabri International, firmë fantome nga Hong-Kongu ka paguar 12.5 milion euro për 200.000 vaksina. Dokument i dhënë nga Dojçe Bank më 25 janar 2021, e cila duhej të shërbente për lidhje të marrëveshjes me Sinofarm për të blerë 200.000 vaksinat për nevojat e vendit, e vërtetojnë atë”, tha Mile Lefkov – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se në këtë situatë, gjëja më e logjikshme do të ishte dorëheqja e ministrit Filipce dhe kryeministrit Zaev.

“Edhe në këtë kohë krize ku mijëra persona janë të infektuar, ku numri I të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë, ku fatkeqësisht edhe numri i personave që humbin jetën është në rritje, ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk e kanë në mendje të sigurojnë vaksina në mënyrë të rregullt por përkundrazi bëjnë pazarllëqe dhe ndërmarrje jashtë çdo norme humane”, deklaroi Artina Qazimi – deputete e ASH-së.

Por nga Ministria e Shëndetësisë mohojnë dhe përgënjeshtrojnë një gjë të tillë.

“VMRO-DPMNE me vetëdije dëshiron të përfitojë politikisht me një çmim që të prishet marrëveshja për furnizim të vaksinave dhe me një çmim të shëndetit të qytetarëve. Në ndihmë të partisë opozitare janë edhe disa media të cilat për arsye të kuptueshme për ta publikuan të ashtuquajtur dokument, i cili është i rrejshëm, në asnjë mënyrë nuk lidhet me procesin për furnizim të vaksinave, siç duan t’ia paraqesin opinionit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në kumtesë shtohet se në “dëshminë” e tyre përmendet vlera e cila është e rrejshme edhe pse duan ta tregojnë si çmim për blerje të vaksinave. Gazeta italiane “La Verita” ditë më parë publikoi dy letra nga ministri Venko Filipçe, që ishin adresuar deri te kompania kineze “Sinofarm”, e që sipas gazetës, kanë shkuar përmes kompanisë “Starbi Interneshënall” në Hong Kong, kompani kjo e cila nuk ka portofol as mjekësor, e as farmaceutik.

The post Vaksinat anti-Covid-19, përplasen pushteti e opozita! appeared first on KOHA.

---- ----
-----