Ballina Lajme Bota/Rajoni Vaksina e re, në SHBA jepet afati i testimeve: Ka disa lloje,...

Vaksina e re, në SHBA jepet afati i testimeve: Ka disa lloje, por 2 janë gati

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kreu i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, Francis Collins thotë se po bëhen përpjekjet maksimale për të zhvilluar sa më shpejt një vaksinë për koronavirusin. Ai thotë se kjo është përparësia kryesore e komunitetit shkencor dhe partneriteti është kyç për zbulimin e një vaksine të tillë.

Një vaksinë për COVID-19 deri në janar, ose madje edhe për raste urgjente në vjeshtë do të ishte e vështirë por zoti Collins thotë se po bëhet gati për një eksperiment të rëndësishëm për të zbuluar se cilat do të funksiononin.

----

“Kjo ka bashkuar të gjithë faktorët që të përpiqen të përshpejtojnë procesin e testimit të vaksinës, të zbulojnë nëse është e sigurt dhe efektive dhe ta vënë në dispozicion të publikut, sepse gjithkush e kupton që kjo është përparësia kryesore në këtë moment” tha Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, Francis Collins.

Zoti Collins thotë se një ose dy nga kandidatët më premtues për të prodhuar vaksina do të fillojnë testime masive deri në korrik dhe të tjerë do të pasojnë. Ai thotë se kjo lloj mënyre përmes një partneriteti do të përshpejtojë përgjigjet dhe do të lejojë krahasime të sakta të tyre.

“Mendoj se që nga korriku do të fillojmë të shohim provat në shkallë të gjerë të paktën për një ose dy vaksinat studimi i të cilave ka ecur më shumë. Dhe shpresoj të tjera do të pasojnë”, tha Collins.

Në gjithë botën mbi 10 vaksina të mundshme janë në fazën e hershme apo gati për të filluar. Zoti Collins thotë se për të provuar nëse funksionojnë do të kërkojë teste në vende ku virusi po vazhdon të përhapet dhe Instituti i Shëndetit mund të hapë vende testimesh në Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera.

“E gjitha kjo mund të bëhet me punë intensive, shkencën më të përparuar dhe përgatitjet më të mira”, tha zoti Collins duke shtuar se kjo është asyeja që po punohet aq shumë tani se për ndryshe nuk mund të bësh aq shumë doza minutën e fundit. /VOA

----- ----