
Koronavirusi është një armik i panjohur për të gjithë botën dhe lufta më e madhe sot po bëhet për të gjetur vaksinën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi gjatë gjatë Asamblesë së OBSH-së: “Duhet të luftojmë më shumë për mposhtjen e koronavirusit dhe për këtë duhet kura respektive”.
“BE i është përgjigjur menjëherë thirrjes për mbledhjen e 8 miliardë dollarëve për krijimin e vaksinës, e cila me t’u bërë, duhet të jetë e disponueshme ndaj të gjithëve pasi nuk mund të shitet si një mjet luksi, por e mirë e përbashkët”, ishte thirrja e saj para Asamblesë së 73-të të OBSH-së.
Deklarata e Von Der Leyen i referohet ngjarjeve të fundit ku Amerika kërkoi që të kishte e para vaksinën në fjalë.