Ballina Lajme nacionale Vakija kosovare: Dy djem mbështollën me prezervativ marihuanën

Vakija kosovare: Dy djem mbështollën me prezervativ marihuanën

58
SHPËRNDAJE

Bën edhe kjo vaki: dy djem nga Klina mbështollën me prezervativ marihuanën.

Policia e Kosovës ka prangosur dy persona në lagjen “Drenica” në Klinë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pako substancë narkotike të mbështjella me prezervativ, një pako e mbështjellë me qese plastike, një qese me 100 copa tableta në formë zemre dhe një pako e letrës që dyshohet të jetë e mbushur me marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

-----