Ballina AKTUALE Vakcinimi i qytetarëve në Bujanoc, kundër COVID-19 do të fillojë nga java...

Vakcinimi i qytetarëve në Bujanoc, kundër COVID-19 do të fillojë nga java e ardhshme

139
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shtabi për Situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj të mbajtur më 16.01.2021 ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale për hapjen e pikave për imunizim kundër COVID 19.

Me këtë rast, anëtarët e Shtabit për Situata të jashtëzakonshme kanë caktuar objektin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc si pikë për imunizimin e qytetarëve kundër Covid 19. Vakcinimi do të fillojë nga java e ardhshme, kurse qytetarët e interesuar për vakcinim mund të aplikojnë në faqen zyrtare www.euprava.gov.rs

Në mes betejës kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID 19 dhe zbatimin e të gjitha masave, e një rëndësie të madhe është edhe imunizimi i popullatës, me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe në mënyrë efikase të eliminohet pandemia.

---- ----
----
----- ----
-----