Ballina Lajme nacionale Vajza nga Prishtina nuk shkoi në shkollë, frikësohej nga hakmarrja

Vajza nga Prishtina nuk shkoi në shkollë, frikësohej nga hakmarrja

74
SHPËRNDAJE

Fenomeni i hakmarrjes duket se është ende i pranishëm.

Nxënësja nga Prishtina nuk shkoi në shkollë për të marrë librezën, mësuesja thotë se ndodhi për shkak të hakmarrjes.

Para pak ditësh, nxënësit nëpër gjitha shkollat e Kosovës përfunduan vitin shkollor.

E si zakonisht, ata në fund të vitit u pajisën me librezat që dëshmojnë suksesin e tyre.

Por, për nxënësen H.H që vijon mësimet në shkollën “Asim Vokshi’’ në Prishtinë, nuk pati një ceremoni pranimi të librezës.

Ajo nuk ishte në ditën e fundit të shkollës, dhe nga mungesa e saj, e prek mësuesja e klasës.

‘’Sot nxënësit e shkollës “Asim Vokshi’’ në mënyrë solemne morën librezat e tyre. Mbase duhej të mburresha, me të arriturat e sukseset e tyre.

Sidomos me nxënëset Shkurta Jasharin e Alma Ahmetin, që fituan 75%, e 50% të shkollimit. Por një librezë mbeti pezull në dorën time. Njëra nga nxënëset shembullore të klasës, për shkaqe hakmarrjeje nuk arritur të gëzojë arritjet e plota. Nuk përqafoi mësuesen në këtë fund vit. Nuk kisha imagjinuar këtë lloj ndarjeje, në shekullin 21. Urime shpirt, kudo që ndodhesh, qofsh e realizuar gjithmonë”.

Ekipi i televizionit, ka qëndruar dy ditë në shkollë për të marrë një qëndrim mbi arsyet pse nxënësja në fjalë nuk ka shkuar në shkollë atë ditë.

E drejtoria në shkollën ‘’Asim Vokshi’’ thotë se nuk mund të deklarohen për shkak se nuk janë njoftuar nga mësuesja për rastin.

E vetë mësuesja, ka thënë përmes telefonit se nuk dëshiron të flas sepse bëhet fjalë për një problem që prindi i nxënëses ka më fqinjët dhe nuk është detyrë e saj të ndërhyjë.

Edhe në shtëpinë e vajzës, për dy ditë nuk ka qëndruar askush.

Ekipit të televizionit, fqinjët i thanë se të njëjtit ka disa ditë që nuk janë parë në oborr

Mësohet se konflikti kishte ndodhur për shkak të një rrugice të përbashkët afër me shtëpitë e tyre.

Por ata mohojnë kategorisht, se kanë kërcënuar kryefamiljarin dhe se konflikti nuk ka asnjë lidhje me fëmijët e tij.

Prapa kamerave, ata pohojnë se kanë pasur konflikt me babain e vajzës, D.H.

Ndërkohë, para më shumë se një viti pikërisht mes babait të vajzës dhe fqinjëve kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri, për arsye prone.