Ballina LifeBizare ‘Vajza e detit’, njihuni me ushqimin që ‘tërbon’ çiftet në shtrat (Fotot)

‘Vajza e detit’, njihuni me ushqimin që ‘tërbon’ çiftet në shtrat (Fotot)

126
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nocioni se ostriket janë një ushqim që nxisin epshin seksual është legjendare. Në mitologjinë greke, kur Afërdita, perëndeshë e dashurisë, doli nga deti, ajo u shfaq në një guaskë, vajzen e detit (e quajtur ndryshe ostrike). Dhe pastaj ajo lindi Erosin, zotin e dashurisë intime, erotike, romantike. Kështu ostriket morën konotacion afrodiziak.

Perandorët romakë besonin në të! Pse mendoni se ata paguan një pasuri për ostriket?!

Sigurisht dhe Giacomo Casanova, shembulli i të dashuruarve të shthurur, thuhet se hante pesëdhjetë a gjashtëdhjetë ostrike të papërpunuara në ditë. Disa njerëz besojnë se ostriket e papërpunuara janë një ilaç i madh, duke siguruar vitaminë B12, zink, dopamine dhe elektrolite, si dhe proteina, për të rimarrë shpejt veten.

Casanova në kujtimet e tij pranoi se kishte joshur në total 122 gra në Itali, Paris dhe në gjithë Evropën duke konsumuar ‘vajzën e detit’ ose ndryshe ostriket.

Nuk ka ende prova bindëse shkencore për fuqitë afrodiziake të ostrikeve, por ka një studim shkencor amerikano-italian të vitit 2005 që zbuloi se ostriket janë të pasura me dy lloje të aminoacideve që lidhen me rritjen e niveleve të hormoneve seksuale.

Përveç kësaj, ostriket janë veçanërisht të pasura me zink, i cili ndihmon në prodhimin e testosteronit. Pra, kush e di? Por ajo që di unë është se një ide është një nxitës i fuqishëm. Pra, nëse besoni se ostriket krudo janë një nxitës seksual, atëherë konsumojini për të stimuluar epshin.

---- ----
----
-----
-----