Ballina Showbiz “Vajza bëni…”, Oriola Marashi zbulon se çfarë e tërheq më shumë te...

“Vajza bëni…”, Oriola Marashi zbulon se çfarë e tërheq më shumë te partneri futbollist

41
SHPËRNDAJE
Oriola Marashi

Futbollisti shqiptar, Eros Grezda, konfirmoi pak ditë më parë për “Top Channel” se është në një lidhje dashurie, dhe se në karantinë është së bashku me të.

Ndërkohë nga postimet në rrjetet sociale është kuptuar prej kohësh se partnerja e tij është modelja e njohur, Oriola Marashi.

Madje tani Oriola nuk ngurron të publikojë postime që lidhen drejtpërsëdrejti apo tërthorazi me Erosin, si ky i ditës së sotme.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një meme, e cila tregon se ka dy lloje meshkujsh në botë; “egoistët dhe xhentilët”.

“Zgjidhni të duhurin vajza”- shkruan Oriola, duke lënë të kuptohet se ajo vetë e ka gjetur të duhurin e saj.

Me këtë postim, modelja tregon se ajo që i pëlqen më shumë tek partneri është fakti që Eros është gentleman.

-----