Ballina Sport Vairinen dhe Hasani: Nga kampionë në Finlandë, në “armiq” brenda kryeqytetit shqiptar

Vairinen dhe Hasani: Nga kampionë në Finlandë, në “armiq” brenda kryeqytetit shqiptar

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy ndër klubet që janë treguar më së shumti aktive në këtë merkato të janarit, janë Tirana e Partizani.

Bardheblutë lëvizën keq në verë dhe rezultatet në fushë lanë për të dëshiruar, ndaj ishin të detyruar të bënin goditje me të cilat mund të pretendojnë ngjitjen në klasifikim, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë e patën të bllokuar merkaton në verë, e megjithatë në fushë të besuarit e Ilir Dajës u paraqitën mirë dhe tashmë me afrimet e fundit pretendojnë titullin kampion me më shumë bindje te vetja e tyre.

Kështu, dy ekipet e kryeqyteti kanë marrë lojtarë me emër si Seferi dhe finlandezi Vairinen te Tirana apo Murataj, Hasani dhe Stenio Xhunior te Partizani.

Pikërisht, Tim Vairinen dhe Ferhan Hasani kanë një CV mjaft të pasur, ndërsa së bashku kanë edhe një të kaluar të suksesshme.

Të dy lojtarët në sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e HJK Helsinkit, klub me të cilën u shpallën edhe kampionë. Kjo tregon shumë për vlerën e tyre, teksa tashmë ata të dy do të jenë rivalë brenda kryeqytetit duke mbrojtur ngjyra të ndryshme, ndërsa do të provojnë me eksperiencën e tyre të ndryshojnë fatet e sezonit te ekipet përkatëse.

---- ----
----
----- ----
-----