Ballina Sport Uzuni: Te kombëtarja nuk jam i lumtur me aktivizimin, ja nga më...

Uzuni: Te kombëtarja nuk jam i lumtur me aktivizimin, ja nga më buron forca

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Myrto Uzuni ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa kombëtarja përgatitet për dy ndeshjet e radhës ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë.

Sulmuesi theksoi se është i lumtur në kombëtare, por nuk është i lumtur në lidhje me minutazhin që ka pasur me kuqezinjtë. Ndër të tjera, Uzuni u shpreh se çdo stërvitje dhe ndeshje, e vlerësin si të ishte e fundit.

Gol për kombëtaren keni ruajtur pas atyre me Ferencvarosh? “Kam shënuar gola me vlerë por tani është koha për kombëtaren dhe të gjithë të bashkuar të marrim maksimumin. Normalisht, me kombëtaren ndjesia është e madhe, golat më japin motivim dhe shtysë të vazhdoj përpara”.

Ke folur gjatë me Rejën, çfarë të tha? “Normalisht ishte duke më uruar për golat dhe paraqitjet se ata i ndjekin të gjitha”.

Aktiv në zonën kundërshtare, nga vjen energjia? “Forca më vjen nga sakrificat që kam kaluar. Çdo stërvitje dhe ndeshje e vlerësoj si ndeshja e fundit. Ndaj dua të vrapoj gjithmonë”.

Sa të përshtatet skema? “Puna ime është të shënoj gola me klubin, me kombëtaren jam i lumtur që jam këtu por jo për aktivizimin. Megjithatë vendos trajneri. Unë duhet të stërvitem fort dhe t’i tregpj trajnerit se jam gati”.

Më kë ndjehshe më mirë në sulm? “Unë më mirë ndjehem me Baren dhe Manaj se njihemi që te U21”.

Mesazh për ata që të mbështesin- “Dua të falenderoj të gjithë se më japin motivimin se më japin forcën që unë jam këtu. Përsa i përket Ferencvaroshit është e shkuar, unë tani jam këtu dhe dua të jap maksimumin me fanellën e kombëtares”, u shpreh Uzuni.

---- ----
----
----- ----
-----