
Lajmi i Fundit
Ushtria merr qytetin, 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare do ruajnë inagurimin e Biden
Në pjesën më të madhe të kryeqytetit amerikan, Uashington DC janë pozicionuar forcat e Gardës Kombëtare.
Shumë rrugë afër Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë janë bllokuar, ndërsa dhe ndërtesat e tjera të rëndësishme janë marrë në mbrojtje.
Autoritetet njoftuan angazhimin e të paktën 20 mijë trupave të Gardës Kombëtare të cilat do të ofrojnë siguri në ditën e inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara.
Gjenerali Daniel Hokanson, shef i Byrosë së Gardës Kombëtare, tha se roli i Gardës ishte ofrimi i mbështetjes për siguri, logjistikë, ndërlidhje dhe komunikim.
Por që nga e marta vonë, trupat e Gardës që janë të angazhuar në Kapitol janë parë të armatosur
Ushtria merr qytetin, 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare do ruajnë inagurimin e Biden
LajmiFundit.al