Ballina Lajme nacionale Ushtria e Kosovës/ Mjete të blinduara dhe helikopterë “sulmues”

Ushtria e Kosovës/ Mjete të blinduara dhe helikopterë “sulmues”

67
SHPËRNDAJE

Ushtrimet i kanë obligim për çdo mëngjes. Edhe trajnimet me armë të gjata i kanë të shpeshta. Ushtria e Kosovës është e pajisur me këto armë automatike, por duket se ato nuk u mjaftojnë. Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme. Një gjë të tillë e pohon komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.

Gjenerali Rama, bënë të ditur se për çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës. E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore. Rama, thotë se po mendojnë që të pajisen me helikopterë.

Ndërkohë për pilot kjo forcë nuk do të ketë telashe pasi FSK-ja ka tre pilotë të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri. Vitin e kaluar FSK-ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humavee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.

 

-----