Ballina Lajme nacionale Ushtria e Kosovës ia ‘shtin ethet’ Aleksandar Vulinit, ja kujt po i...

Ushtria e Kosovës ia ‘shtin ethet’ Aleksandar Vulinit, ja kujt po i ankohet ai

12
SHPËRNDAJE

Ushtria e Kosovës po e frikëson Aleksandar Vulin.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ju ankua Gjeneralit Amerikan se kosovarët me ushtrinë e tyre po provojnë të formojnë ‘Shqipërinë e Madhe’ që është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan.

Vulin e prit i Komandantin e Forcave Aleate të NATO’s në Europë, gjeneralit Tod Ëolters në kuadër të programit të “Partneritetit për Paqe”, ku theksoi se ky bashkëpunim është në nivelin optimal dhe për të dy palët shumë i dobishëm, transmeton Metro.

Ministri serb Vulin, theksoi përcaktimin neutral ushtarak të Serbisë, e shtoi se po hulumtojnë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë në kuadër të programit partneriteti për paqe. Mirëpo, përkundër neutralitetit të deklaruar, Vulin nuk mundi pa u lëshuar në teori tanimë të mërzitshme, kur deklaroi se “kërcënimi më i madh në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe prova e krijimit të Shqipërisë së Madhe”.

Ministri serb Vulin e ka të ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës pas deklaratave tendencioze.

Gjenerali Amerikan, Tod Ëolters, që vjen nga Forcat Ajrore të SHBA’ve, tani Komandant i Forcave të NATO’s në Europë i falënderoi për pritjen dhe vlerësoi neutralitetin e Serbisë dhe udhëheqjen e presidentit serb Vucic.

Gjenerali Ëolter është takuar paraprakisht edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Gjeneral Milan Mojsilovic.

-----