Ballina Lajme Bota/Rajoni Ushtarët bionikë të Francës marrin “dritën jeshile”

Ushtarët bionikë të Francës marrin “dritën jeshile”

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Forcat e armatosura franceze tanimë kanë marrë leje që të zhvillojnë “ushtrarët e zhvilluar”, pas një raporti të komisionit për etikën ushtarake.

Raporti, i botuar të martën për publikun, miraton përdorimin e trajtimeve mjekësore, implanteve dhe protezave që përmirësojnë “kapacitet fizike, njohëse, perceptuese dhe psikologjike” dhe mund të lejojë lidhjen e ushtarëve me njëri-tjetrin, dhe sistemet e armatimeve.

Ndërhyrje të tjera të mundshme konsiderohen edhe trajtimet mjekësore për të parandaluar dhimbjen, stresin dhe lodhjen, si dhe substancat që do të përmirësonin durimin mendor nëse një ushtar zihet rob.

Por komisioni ka mohuar të drejtën e modifikimeve që ndikojnë ndjenjën “njerëzore” të ushtarëve, si vullneti i lirë. Megjithatë, komisioni e la derën të hapur për modifikime të mëtejshme.

---- ----
----
-----
-----