
Rrogat e ushtarëve dhe mercenarëve rusë në Siri arrijnë deri në 200,000 rubla, ose 2746 dollarë në muaj, bazuar në burime të komandës ruse atje.
Rroga e një oficeri është 200-300 mijë rubla ose deri në 4120 dollarë, ndërsa pilotët në misione luftimi marrin mbi 5 mijë dollarë në muaj. Rroga e këtyre të fundit varet dhe nga numri i fluturimeve.
Sipas raportimeve ushtarakët marrin dhe dieta ushqimi e udhëtimi; rreth 43 dollarë në ditë për ushtarakët e kontraktorët, si dhe 62 dollarë për oficerët.
Nëse një ushtar plagoset, çka sjell nivel të 2-të ose të 3-të paaftësie, ata përfitojnë pagesën e sigurimeve prej 1 milionë rubla, ose 13 mijë dollarë ($13,730), ndërsa për nivelin e 1-rë të paaftësisë pagesa është mbi 24 mijë dollarë.
Të afërmit e ushtarëve që janë vrarë në Siri kanë marrë 2.34 milion rubla ose 32 mijë e 129 dollarë si shpërblim.
Përveç ushtarakëve, në Siri ka gjithashtu staf civil të ministrisë së mbrojtjes si kuzhinierë, hidraulikë e specialistë të shërbimeve publike, të cilët marrin rroga mesatare prej 100-150 mijë rubla në muaj ($1,373-$2,060).