Ballina Lajme nacionale Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

25
SHPËRNDAJE

 

 

Ky është Grujiq Borçe. Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët, e dita i shkon duke u kujdesur për to. Por ai vetë jeton në kushte të rënda.

Shtëpia e vjetër dhe pa kushte elementare për jetesë. Ndërsa korridoret i ka të mbushura me bidona. Përveç kësaj Borçe nuk ka as rrymë elektrike në shtëpi.

Rrymë nuk kam momentalisht, pa rrymë elektrike qëndroj tani. Për ushqim po mundohem të gjindem, më ndihmojnë shokët nga Shkupi me ushqim, edhe furrat më japin ushqim. Edhe nga mali gjej ndonjë gjë, gjithçka natyrale nga mali. Ujë edhe atë nuk e kemi, kemi ama shumë pak vetëm për bagëtitë”, thotë Borçe.

Për Borçen pyetem edhe fqinjët. Ata thonë se është i qetë dhe njeri i dashur për ta.

Ndërsa thonë se me të vërtetë ka nevojë për ndihmë që të ketë një shtëpi të re dhe kushte elementare për jetë.

Borçe ruan bagëti, por gjithçka i është ndalur, rryma, uji, i duhet ndihmë i duhet edhe barna ti jepen. Është djalë i mirë nuk i shqetëson fqinjët është pozitiv përshëndet fqinjët. Po ka nevojë më shumë ti rinovohet shtëpia të ketë ujë, rrymë ti jepen disa kushte që të mund të jetojë një jetë normale”, tha Deska Stojçevska.

Borçe nuk merr as ndihmë sociale, thotë se i ka të gjitha dokumentet. Borçe ushqehet me vezët nga pulat e tij, si dhe nga qumështi i dhisë që e ka në shtëpi, por thotë se edhe dhia nuk po ka qumësht për shkak se nuk ka se çka ti japë për të ngrënë. Borçe nuk kërkon shumë por vetëm një jetë normale si gjithë të tjerët./TV21

Nr i Fqinjës së Borçes (071-332-654)

The post Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë appeared first on RTV21.

-----