Ballina Lajme Bota/Rajoni “Urra, urra”/ Më i qeshur se kurrë, si u prit Kim jong-Un...

“Urra, urra”/ Më i qeshur se kurrë, si u prit Kim jong-Un nga populli pas 20 ditësh i zhdukur (FOTO)

198
SHPËRNDAJE

Kim Jong-Un është shfaqur në publik për herë të parë pas raportimeve të shumta që gjendja e tij shëndetësore është rrezikuar shumë, pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër.

Kjo është paraqitja e tij e parë në 20 ditët e fundit, kurse siç raportojnë mediat e huaja ai është parë në qytetin industrial Sunchon gjatë një ceremonie.

Mediat jraportojnë se Kim ka marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të punimeve në një fabrikë në Sunchon, qytet ky në veri të Pyongang.

“Komanadanti suprem i Republikës Popullore të Koresë, shoku Kim Jong-Un, ka marrë pjesë në ceremoni”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Lideri i Koresë së Veriut u shfaq më i lumtur dhe më i shëndetshëm se kurrë. Të paktën kjo tregohej nga fotot e bëra publike nga vendi komunist.

Populli dukej i emocionuar dhe sipas “Daily Mail” ata shpërthyen në brohoritje “urra, urra”, në momentin që u shfaq lideri komunist.

-----