Ballina Showbiz Urimi prekës i Leonora Jakupit për nënën: “Do mbetesh dashuria ime ma...

Urimi prekës i Leonora Jakupit për nënën: “Do mbetesh dashuria ime ma e madhe”,

7
SHPËRNDAJE

“Do mbetesh dashuria ime ma e madhe”, urimi prekës i Leonora Jakupit për nënën

Sot feston datëlindjen njëra nga gratë më të njohura në vendin tonë.

Bëhet fjalë për nënën e Leonora Jakupit, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pasi ishte përkrah këngëtares gjatë gjithë karrierës së saj. Në këtë ditë të veçantë për zonjën Feride, Leonora ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar atë, shkruan rtv21.

“O Nënë, o bota ime! Të uroj nga zemra ditën e lindjen tënde. Ti je dhe do mbetesh dashuria ime ma e madhe pa të cilën dashuri asnjë dashuri tjetër nuk do të kishte kuptim. Lus Zotin gjithmonë të kesh shëndet e buzëqeshje në fytyrën tënde ma e mira ime”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë ku nëna e saj shfaqet me disa lule në duar.

Në postimin e Leonorës nuk kanë munguar as urimet e kolegëve të saja. Lori, Violeta Kajtazi, Gjyste Vulaj, Motrat Mustafa dhe Artiola Toska janë vetëm disa nga artistet që uruan zonjën Feride për më shumë vite dhe shëndet.

Kujtojmë se për vite me radhë nëna e Leonorës ka qenë menaxhere e karrierës së saj, ndërsa tani me këtë pjesë merret vetë këngëtarja.