Ballina AKTUALE Urimi i Kurban Bajramit i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit

Urimi i Kurban Bajramit i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit

114
SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit ka uruar të gjithë besimtarët e fesë Islame në komunën e Bujanocit: “Të nderuar qytetarë të besimit islam !
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, më lejoni që në emër timin personal dhe të komunës së Bujanocit t’ju shpreh urimet më të sinqerta për gjithë komunitetin islam.
Ndonëse kushtet e krijuara nga pandemia Covid 19 po na detyrojnë që këtë Kurban Bajram ta festojmë në një mënyrë më të veçantë se herave tjera, kjo aspak nuk do të zbehë këtë festë. Meqë kjo ditë ka kuptimin e faljes dhe mirëkuptimit, dashurisë ndaj njëri tjetrit, paqës, mëshirës e bamirësisë, e edhe solidaritetit mes njerëzve, me qëllim të mos përhapjes së pandemisë do të apeloja për më shumë kujdes gjatë vizitave mes familjarëve e miqëve, dhe më shumë mirëkuptim dhe solidaritet mes nesh.
Duke shpresuar që Zoti i Madhërueshëm do të pranojë veprat, lutjet e sakrificat e muslimanëve, Gëzuar Kurban Bajramin!”

----- ----- ----- -----