Ballina Lajme Bota/Rajoni Urdhri/ Italia e “kyçur” deri më 3 maj, Conte njofton masat e...

Urdhri/ Italia e “kyçur” deri më 3 maj, Conte njofton masat e reja dhe hapjen e disa bizneseve

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këtë të premte kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte iu drejtua qytetarëve italianë duke njoftuar zgjatjen e bllokimit deri në 3 maj.

“Masat kufizuese zgjaten deri më 3 maj. Ky është një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike.”, tha Conte.

----

Shenjat e kurbës epidemiologjike janë inkurajuese, masat e kontrollit janë duke dhënë fryte. Ne nuk mund të anulojmë përpjekjet e bëra deri më tani, do të rrezikonim një rritje të vdekjeve dhe viktimave”, tha kryeministri italian.

Pastaj ai njofton se libraritë, dyqanet e veshjeve për fëmijë, lavanderitë dhe “aktivitete të tjera prodhuese” do të mund të rifillojnë nga 14 Prilli.

Konkretisht sipas asaj që deklaroi Conte do të fillojnë hapjen studiot, fabrikat, libraritë dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë: shumë aktivitete tregtare dhe prodhuese do të jenë në gjendje të rihapen të martën 14 Prill, dhe nuk do të përfshihen në dekretin e Kryeministrit të ri i cili do të zgjasë mbylljet deri në fillim të majit.

----- ----