Kjo pajisje e re mund të tregojë njëkohësisht presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe të masë nivelin e glukozës. Gjithashtu, është ndër pajisjet e para që mund të dallojë probleme kardiovaskulare dhe të japi një pasqyrim se si janë nivelet biokimike të një pacienti.
Pajisja është projektuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego dhe Lu Yin, një ekspertë në nanoinxhinieri. Shpjegoi se kjo pajisje është e dobishme për njerëzit që kanë probleme shëndetësore të cilat duhet t’i kontrollojnë rregullisht.
“Do të shërbente gjithashtu si një mjet i shkëlqyeshëm për monitorimin e pacientit në distancë, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 kur njerëzit minimizojnë vizitat personale në klinikë,” shtoi ekspertja.
Pajisja e lëkurës, është prodhuar nga kompania “Jack” dhe studiuesit besojnë se një ndihmesë e madhe do të jetë edhe për pacientët që janë në kujdes intensiv duke minimizuar disa pajisje të monitorimit.
Joseph wang, një profesor i nanoinxhinierisë në universitetin e San Diego tha se merren censorë krejtësisht të vegjël dhe i bashkojmë së bashku në një platformë aq të vogël sa një pullë.(Daily Mail, gazeta “Si”)