Ballina Lajme Bota/Rajoni Universitetet angleze shënojnë renditjen më të keqe në listat botërorë

Universitetet angleze shënojnë renditjen më të keqe në listat botërorë

16
SHPËRNDAJE

Universitetet britanikë janë në momentin e vet më të keq. Pothuajse tre të katërtat e tyre pësuan një rënie të ndjeshme në tabelën botërore të përpiluar nga grupi kërkimor QS.

I vetmi që kishte përmirësim, ishte Imperial College London, që mezi u ngjit në pozicionin e tetë. Universiteti I Oksfordit ra nga vendi I katërt në të pestin, ndërsa ai I Cambridge renditet në vendin e shtatë të 20-tëshes të cilën dikur e dominonin.

Ky është I katërti vit me radhë që universitetet britanike “rrëshqasin” në klasifikimin ndërkombëtar të më të mirëve dhe faji për këtë duket se rëndon mbi situatën e krijuar pas Brexitit, rrudhjes së buxheteve dhe shtrirjes së pakontrolluar.

Hartuesit e listës megjithatë ia atrubuojnë këtë rënie edhe mësimdhënies së dobët, dhe reduktimit të kërkimeve shkencore.

Nga 84 universitete britanike të rankuara, thotë the Guardian, 66 kanë pasur tkurrje të stafit dhe numrit të studentëve, dhe 59 kishin nivel më të ulët sa I takon kërkimit shkencor. Në 51 universitete angleze rezulton, sipas të njëjtës gazetë, që të ketë rënë gjithashtu ndjeshëm numri I studentëve ndërkombëtarë.

-----