Ballina Lajme nacionale UNICEF dhe USAID shpërndanë pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 për nxënësit e Gjilanit

UNICEF dhe USAID shpërndanë pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 për nxënësit e Gjilanit

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe mësimdhënësit sot përfituan 200 pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 nga donacioni i UNICEF-it dhe USAID-it.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e falënderoi UNICEF-in dhe USAID-in për këtë donacion dhe tha se gjithmonë janë bërë krahë i gjilanasëve, sa herë që ka qenë nevoja, duke ndihmuar në disa aspekte.

Në ceremoninë e dorëzimit të 200 pakove, siç informoi komuna e Gjilanit, mori pjesë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, sikurse edhe përfaqësues të UNICEF dhe USAID./21Media

The post UNICEF dhe USAID shpërndanë pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 për nxënësit e Gjilanit appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----