Ballina Lajme nacionale “Unë do të jem kryenegociatori për dialogun”/ Kryeministri Abdullah Hoti shuan dilemat

“Unë do të jem kryenegociatori për dialogun”/ Kryeministri Abdullah Hoti shuan dilemat

37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë në Bruksel. Hoti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të cilit edhe ia ka bërë të ditur vizionin e qeverisë që ai udhëheq përkitazi me procesin e dialogut.

Kryeministri po ashtu ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me të dërguarin e presidentit Trump, Richard Grenell dhe se janë dakorduar për vazhdimin e dialogut.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare në një takim ku do t’ua prezantojë vizionin e tij për dialogun. Hoti ka folur për mungesën e bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmani në seancën ku u votua qeveria e tij.

Sipas tij është e drejtë e saj që të marrë apo jo pjesë në një seancë të tillë, duke thënë se nuk e ka penguar mungesa e saj. Po ashtu ai ka komentuar edhe mungesën e ish-kryeministrit Kurti në pranim-dorëzimin e detyrës zyrtare. Hoti në RTK ka thënë se në të dyja rastet është bërë gabim, por që nuk e ka penguar në vazhdimin e misionit të tij.

-----