Ballina LifeBizare Ultra të pasurit rrezikojnë zhdukjen e getopardëve, po i blejnë si kafshë...

Ultra të pasurit rrezikojnë zhdukjen e getopardëve, po i blejnë si kafshë shtëpiake (Fotot)

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Blerja e getopardëve nga super të pasurit është kthyer në një fenomen shqetësues në mbarë botën, duke rrezikuar edhe zhdukjen e kësaj specie të rrallë.

Rreth 300 getopardë të rinj trafikohen jashtë Somaliland çdo vit. Ato trafikohen në arka apo kuti kartoni, për të rënë më pas në dorë të pasanikëve, shkruan Gazeta SHQIP.

Ka më pak se 7,500 getopardë në natyrë dhe që janë sërish të egër, ndërsa 1000 të tjerë po mbahen “rob” për tu hedhur më pas në tregun e shitjeve.

Ndërsa shumë prej këtyre shteteve – përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite – ndalojnë pronësinë private dhe shitjen e kafshëve të egra, zbatimi i ligjit është i dobët.

Shumica dërrmuese e këtyre kafshëve përfundojnë në pallatet arabe të Gjirit, duke u kthyer në symbol për ultra të pasurit.

Një studim vitin e kaluar dokumentoi 1.367 getopardë për shitje në platformat e mediave sociale midis Janarit 2012 dhe Qershor 2018, kryesisht nga shtetet Arabe të Gjirit.

Shumica e këtyre shitjeve u kryen në Instagram dhe YouTube. Ndërsa reklamat për ato shitje janë regjistruar në 15 vende, më shumë se 90% e tyre kishin origjinë në vendet e Gjirit – me 60% të atyre në Arabinë Saudite.

©Copyright Gazeta SHQIP

---- ----
----
----- ----
-----