Ballina Lajme Bota/Rajoni Ulje emergjente bënë një avion, lëndohen 23 persona

Ulje emergjente bënë një avion, lëndohen 23 persona

46
SHPËRNDAJE

Një avion rus bën ulje emergjente pasi përballet me një tufë zogjsh, lëndohen 23 persona.

23 persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur, pasi aeroplani i kompanisë ajrore, Ural, ka bërë një ulje emergjente afër Moskës.

Kompania ka thënë të enjten se kishte kryer uljen emergjente afër aeroportit “Zhukovsky”, pasi zogjtë kishin penguar fluturimin e avionit.

Ministria ruse e Shëndetësisë ka thënë nëpërmjet një deklarate se asnjë prej të të plagosurve s’ është në rrezik për jetën.

Avioni ishte nisur drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia.

-----