Ballina Lajme nacionale Ulje e vogël e të sëmurëve nga Kovid-19, procesi i imunizimit vazhdon

Ulje e vogël e të sëmurëve nga Kovid-19, procesi i imunizimit vazhdon

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 11 prill – Ulje e vogël e numrit të rasteve pozitive me koronavirus po shënohet në vend. Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 1.092 raste, nga 5.569 të testuar, por edhe 2.003 të shëruar. Ndërkohë, vazhdon procesi i imunizimit. Po vaksinohen grupet prioritare nga e ashtuquajtura infrastrukturë kritike – njerëz të cilët kanë shumë kontakte në punë dhe personat më të moshuar.

Nga infrastruktura kritike, dje me “Sputnik V” u vaksinuan edukatoret dhe të punësuarit në kopshte dhe shkolla, por edhe zjarrfikësit, të cilët, gjithashtu, bëjnë pjesë në grupet prioritare.

Imunizimi po rrjedhë edhe në pikat e tjera vaksinuese në vend me vaksinën Astra Zenek, të cilën e marrin personat mbi 77 vjeç, ndërsa në rrjedhë është paraqitja tek mjekët amë edhe I qytetarëve të moshës mbi 75 vjeç, të cilët do të vaksinohen me këtë vaksinë.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dje përmes profilit të tij në Fejsbuk bëri thirrje që qytetarët të paraqiten për vaksinim me qëllim të tejkalimit më të shpejtë të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Tani është koha të kontribuojmë për tejkalim më të shpejtë të pandemisë me koronavirusin. Procesi I imunizimit është para nesh dhe vetëm me vaksinim të një numri të madh të qytetarëve do të arrijmë të përfitojmë imunitet kolektiv. Paraqitu për vaksinim sot. Vaksinacija.mk”, shkroi ministri Filipçe në Fejsbuk.

Vaksinimi është një nga mënyrat me të cilat mund të përballemi me sëmundjet infektive, posaçërisht me Kovid-19, pohoi doc.dr. Meri Kirijas nga Instituti për imunologji.

Ajo dje në intervistë për MIA-n ishte decide se në afat prej gjashtë muajve pas imunizimit kundër koronavirusit, mund të jemi të sigurt se ekziston mbrojtja nga Kovid-19, por mund të pritet që ajo periudhë kohore të jetë edhe më e gjatë.

“Shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për rivaksinime të sërishme, megjithatë nuk mundemi me siguri saktësisht ta themi atë vetëm për shkak të momentit me atë që po e shohim janë mutacionet tek virusi dhe nuk e dimë se në cilin drejtim do të lëvizin në periudhën në vijim dhe nëse vaksinat janë mjaft efikase. Megjithatë, atë do ta tregojë koha nëse do të ketë me të vërtetë nevojë për atë apo jo”, potencoi Kirijas.

Sipas dr.Kirijas, prania e antitrupave në organizëm do të thotë mbrojtje nga Kovid-19 dhe nuk është me rëndësi numri I antitrupave, sepse mbrojtja nuk është vetëm prej tyre, por me rëndësi është edhe imuniteti qelizor që mbetet si memorie.

Lidhur me kontra indikacionet e njohura deri më tani pas vaksinimit, përveç dukurisë së rrallë të lidhshmërisë së paraqitjeve të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së “Astra Zeneka” që e konfirmoi edhe Agjencia evropiane e barërave (EMA), Kirijas thotë se në SHBA pas pranimit të vaksinë së kompanisë “Fajzer” janë regjistruar edhe dukuri të facialisit kalimtar, ndërkaq ka pasur edhe raste me tromboza, megjithatë nuk është konfirmuar nëse ato janë të lidhura në mënyrë shkaktuese-pasuese apo jo.

Theksoi se rekomandimet zyrtare janë se vaksinimi dhe rivaksinimi duhet të jenë me llojin e njejtë të vaksinës, sepse ende nuk dihet se sa do të ishte efikasiteti dhe çka mund të pritet nëse doza e parë dhe e dytë janë nga prodhues të ndryshëm.

Lidhur me vërejtjet e antivakserëve është se mRNK vaksina, në të cilat bëjnë pjesë ato të kompanive “Fajzer” dhe “Moderna” mund të shkaktojnë ndryshim të AND-së së pranuesit, dr. Kirijas në intervistë për MIA-n dje sqaroi se pohimet e këtilla nuk kanë logjikë dhe se kjo biologjikisht nuk është e mundur.

Përndryshe, në pajtim me raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend po mjekohen 1.687 pacientë. Gjithsej 687 persona suspektivë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Ka rreth 340 shtretër të lire spitalorë nëpër kovid qendra.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejt të cilëve ka qasje me oksigjen.

“Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht”, kumtuan dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 141.157.

The post Ulje e vogël e të sëmurëve nga Kovid-19, procesi i imunizimit vazhdon appeared first on KOHA.

---- ----
-----