Ballina Lajme nacionale Ulen shifrat në Greqi: 1,829 të infektuar dhe 65 raste fatale në...

Ulen shifrat në Greqi: 1,829 të infektuar dhe 65 raste fatale në 24 orë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në 24 orët e fundit ka shënuar rënie numri i të infektuarve me koronavirus. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, rastet e reja për sot ishin 1,829. Në total, numri i rasteve pozitive në vend shkon në 315,273, prej të cilëve 51.3% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 57 rezulton të kenë lidhje me udhëtime nga jashtë dhe 3,374 kanë qenë raste kontakti.

Ulje ka pësuar edhe numri i rasteve fatale që për sot ishin 65. Qe nga fillimi i pandemisë, bilanci i viktimave shkon në 9,462 vdekje. Sipas të dhënave, 95.5% të personave që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. sb/abcnews.al/

The post Ulen shifrat në Greqi: 1,829 të infektuar dhe 65 raste fatale në 24 orë appeared first on Abc News.

---- ----
-----