Ballina Lajme nacionale Ulen ndjeshëm temperaturat gjatë paradites, si do të jetë moti sot

Ulen ndjeshëm temperaturat gjatë paradites, si do të jetë moti sot

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Sipas MeteoAlb kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Por mesdita sjellë largim të vranësirave duke bërë që kushtet e motit të qëndrueshëm të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor ndërsa në det dallgëzimi do të ngjitet deri në 4 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë deri pas mesditës në territorin e Kosovës. Por pasditja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas hershme, ku më të shpeshta janë në zonat perëndimore. Por mesdita dhe pasditja kthjellojnë motin në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Vranësirat e dendura dhe reshje të dendura dëbore janë paraqitur vendet Nordike dhe Europa lindore. Po ashtu me reshje shiu mbetet edhe qendra dhe pjesërisht Europa jugore.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në Brigjet e Egjeut, Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Ballkanin.

/abcnews.al/

The post Ulen ndjeshëm temperaturat gjatë paradites, si do të jetë moti sot appeared first on Abc News.

---- ----
-----