Ballina Lajme nacionale Ulen emergjenca në spitalet covid, por shtohet numri i të rinjve në...

Ulen emergjenca në spitalet covid, por shtohet numri i të rinjve në gjendje kritike

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
TIRANE- Ditët e fundit në Shqipëri situata me infektimet me Covid-19 ka një trend ulje. Edhe  në spitale covid është reflektuar kjo gjë, ku siç raporton gazetarja e ABC, Ema Shazivari janë ulur emergjencat.

Megjithatë problematike vijon të mbete gjendja kritike e të infektuarve të cilët paraqiten në spital. Kjo vjen pasi shumë persona zgjedhin që të trajtohen në kushte shtëpie, me medikamente por edhe me mbështetje oksigjeni. Kështu ata paraqiten në spitale vetëm kur gjendja e tyre rëndohet.

Një faktor tjetër negativ është, rritja e numri të moshave të reja që kërkojnë trajtim mjekësor në spitale. Shumë persona rreth të 30-ave janë të shtuar në spitale covid, madje ka nga ata ku janë në gjendje të rëndë dhe marrin trajtim intensiv mjekësor. E.L /abcnews.al/

The post Ulen emergjenca në spitalet covid, por shtohet numri i të rinjve në gjendje kritike appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----