Ballina Lajme nacionale Ukë Rogva nga një odë e Gollakut përkrah Vjosa Osmanin për kryeministre

Ukë Rogva nga një odë e Gollakut përkrah Vjosa Osmanin për kryeministre

18
SHPËRNDAJE

Uka, djali i Ibrahim Rugovës përkrah Vjosa Osmanin për kryeministre.

Djali i presidentit historik Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, si duket është i kënaqur me kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi që është bërë në Facebook, Ukë Rugova, shihet në një odë në Gollak së bashku me Gani Gecin si dhe Hazir Borovcin, derisa, më këngë e valle festojnë kandidaturën e Osmanit.

“LDK besë dhe shpresë per Kosovën. Beslidhja për Vjosa Osmani-n Kryeministre”, shkruhet në postim.

Ukë Rugova është zgjedhur së fundmi anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, derisa, edhe ai ka votuar pro kandidaturës së Osmanit për kryeministre

Për kandidaturën e Vjosa Osmanit është parë duke festuar me vallen e Rugovës edhe Gani Geci, ish-deputet.

-----