Ballina Sport UEFA jep driten jeshile per “Arenen Kombetare”, por FSHF ka ende “detyra...

UEFA jep driten jeshile per “Arenen Kombetare”, por FSHF ka ende “detyra shtepie”

12
SHPËRNDAJE

Nuk ka më asnjë dyshim, Shqipëri-Francë do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar në kryeqytet. Për këtë ishin të bindur prej kohësh drejtuesit e FSHF-ës, kishin filluar të shpërndanin ftesat ende pa marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA, konfirmim që erdhi vetëm në mbrëmjen e së hënës.

UEFA ka zbardhur axhendën e plotë për ndeshjen Shqipëri-Francë, duke i shtuar edhe detajin më të rëndësishëm, ndeshja e fundit në kualifikueset “Euro2020”, do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, të dielën me 17 nëntor në orën 20:45. UEFA ishte në pritje të ndeshjes testuese e cila kaloi më sukses por FSHF ka ende shumë punë deri në ditën e inaugurimit zyrtar.

Dukshëm impianti më i ri në Shqipëri nuk është ende plotësisht gati, kjo shihet më sy të lirë, përfaqësuesit e UEFA-s përpara se të largoheshin kanë lënë dhe porosit e fundit. Detyra kryesore është legjenda e stadiumit, sinjalistika dhe njoftimet për hyrje daljet e tifozëve. Jo vetëm ndriçimi i brendshëm në stadium është i rëndësishëm, kërkohet me çdo kusht edhe përfundimi i ndriçimit të jashtëm të impiantit, në të gjithë rrethimet e stadiumit dhe në hyrjet e tifozëve kërkohet ndriçim i përshtatshëm. FSHF është në garë me kohën edhe për pastrimin e impiantit, largimin e makinerive, skelave, gjithçka duhet të jetë e pastër dhe perfekte për të inauguruar si duhet këtë investim mbi 70 milion euro dhe për ta shndërruar në festë sfidën me kampionët e botës.

The post UEFA jep driten jeshile per “Arenen Kombetare”, por FSHF ka ende “detyra shtepie” appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.