Ballina Sport UEFA gjen formulën për të luajtur Champions-in dhe Ligën e Evropës, ka...

UEFA gjen formulën për të luajtur Champions-in dhe Ligën e Evropës, ka shumë risi

43
SHPËRNDAJE

UEFA e ka gjetur një zgjidhje që të mund të mbyllen në këtë sezon kompeticionet e Ligës së Kampioneve dhe të Ligës së Evropës.

Deri më tani, për shkak të COVID-19, nuk dihet nëse kampionatet do të rinisin. Në Spanjë shkruajnë se ECA e UEFA kanë arritur një akord për të luajtur fazën finale të Kupave evropiane për në gusht. Projekti i jep përparësi kampionateve kombëtare dhe që, sipas asaj që bën të ditur “Cadena Ser”, do ti lejonte të përmbyllej Champions e Europa League në dy javë pa krijuar probleme planifikimi në shtator për sezonin 2020/21. Ndeshjet duhet të luhen në fushë neutrale, pa publik dhe me ndeshje teke.

ECA dhe UEFA kanë zgjedhur alternativën e tretë, atë më të thjeshtën e më të shkurtrën për të përfunduar Champions dhe Europa League 2019/2020. Më herët, Sunday Express e The Sun, kishin folur për tre opsione në tavolinën e Ceferin për të kompletuar Kupat evropiane këtë sezon. E para i referohej një ‘final eight’ për tu diskutuar në një qytet të vetëm me ndeshje teke. E dyta një final four me të njëjtin modalitet dhe e treta e një turneu blic prej 11 ndeshjesh në maksimumi tre-katër javë me rikuperimin e 1/8, çerekfinalet e gjysmëfinalet me një ndeshje deri te finalja.

-----