Ballina Lajme Bota/Rajoni Udhëtoi nga Rinasi drejt Gjermanisë, 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të...

Udhëtoi nga Rinasi drejt Gjermanisë, 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të koronavirusit

87
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Lajmi i Fundit
Udhëtoi nga Rinasi drejt Gjermanisë, 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të koronavirusit

Një vajzë që ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë është konstatuar mbartëse e mutacionit Britanik të koronavirusit.

Mediat gjermane raportojnë për shfaqjen për herë të parë të mutacionit anglez të koronavirusit në rajonin e Hochtaunus.

Siç raporton ” Frankfurter Allgemeine Zeitung (Faz.net)“, mutacioni B.1.1.7 u konstatua tek një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria.

Zbulimi u bë pas analizave në një laborator më të specializuar u konstatua se në fakt bëhej fjalë për mutacionin anglez B.1.1.7.

Vajza është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po mbahet në karantinë. Ndërkohë në Shqipëri nuk është raportuar ende që të ketë të infektuar me koronavirusin e ri të mutacionit britanik.

Megjithatë zbulimi i B.1.1.7 tek vajza e kthyer nga Shqipëria është një tregues i rëndësishëm për të kuptuar se Shqipëria po përballët aktualisht edhe me këtë mutacion të ri pavarësisht se laboratorët e ISHP-së nuk e konstatojnë dot.

Udhëtoi nga Rinasi drejt Gjermanisë, 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të koronavirusit
Elda Capani

---- ----
-----