Ballina Lajme nacionale Udhëkryqi ku ndodhën shumë aksidente, komuna e Podujevës merr këtë vendim

Udhëkryqi ku ndodhën shumë aksidente, komuna e Podujevës merr këtë vendim

6
SHPËRNDAJE

Komuna e Podujevës mori një vendim për udhëkryqin ku ndodhën shumë aksidente.

Komuna e Podujevës po jetëson projektin për vendosjen e semaforëve nëpër qytet.

Këta sinjalizues do të vendosen në rrugën “Zahir Pajaziti”, pikërisht në vendin ku një muaj më parë, ndodhi një aksident i rëndë trafiku.

Ani pse ende jofunksional, llapjanët duket që po e mirëpresin vendosjen e tyre.

E dikush që jeton në Gjermani, thotë se është e pakuptueshme që në këtë kohe, ka ende qytete pa semafor.

Ndërkohë, në Komunën e Podujevës, thotë që këta semaforë, janë në kuadër të një projekti që është në përfundim e sipër.

E vendosjen e semaforëve në Podujevë, po e përkrahin edhe opozita në këtë komunë.

Vetëm se këta thonë, që kjo është dashur të bëhet shumë më herët.

Në udhëkryqin ku po vendosen këta sinjalizues më herët kishte pasur shumë aksidente, e disa prej tyre edhe me fatalitet.